Pas të artës së Zelimkhan Abakarov, Shqipëria ka fituar një tjetër medalje në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Algjeri. Sërish suksesi vjen nga sporti i mundjes, e këtë herë nga Islam Dudaev në stilin e lirë për peshat 74 kg.
Islam Dudaev
Dudaev, i ripeshkuar për duelin që vendoste vendin e tretë, arriti të fitonte bindshëm me rezultatin 8-0 ndaj algjerianit Abdelkader Ikkal.
Dy medalistët Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev
Kështu në brenda pak minutash Shqipëria merr medaljen e dytë në “Oran 2022”, triumfe që vijnë nga dy sportistët çeçenë të natyralizuar me pasaporta shqiptare.
ARTIN LLESHAJ – Arena e Lajmit

Loading…