VIDEO/ Baza e armëve në një bllok pallatesh në Tiranë, zbulohen predha antitank e municione luftarake (Detaje)

Tirane Policia 1 1024x576

Zbulohet një bazë armësh në Tiranë. Gazetari Igli Çelmeta raporton për “BalkanWeb” se operacioni po zhvillohet që prej mëngjesit të sotëm dhe është në vijim.

Dyshohet se baza përdorej nga grupet kriminale. Operacioni vjen pas operacionit “Porositësi”, hetimeve dhe përgjimeve që me sa duket kanë sjellë dhe zbulimin e bazës së armëve në rrugën “5 Maji”.

Nga informacionet e para mësohet se janë zbuluar predha antitank, municion luftarak e armë. Baza e armëve është gjetur në një bllok pallatesh, mes shkurreve, në zonën e 5 Majit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×