Goran Siljanovski ka vendosur të rikthehet në Maqedoninë e Veriut, pas përfundimit të aventurës me Dinamon. Mbrojtësi ka firmosur ditën e sotme skuadrën e Bregalnica Stip, që militon në elitën e futbollit maqedonas dhe sezonin e fundit u pozicionua në vendin e 7-të në renditje.
Së fundmi u përfol për një interesim nga ana e Tiranës, por në fund 31-vjeçari vendosi të rikthehej në shtetin e tij. Siljanovski iu bashkua Dinamos në vitin 2021, si lojtari më i mirë në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë ku luajti për Rabotniçkin.
Ai ka qenë pjesë e pothuajse të gjitha ndeshjeve për Dinamon, sepse ka luajtur 33 nga 36 ndeshje në kampionat dhe ka humbur vetëm një pasi nuk ishte në skuadër (dy të tjerat u detyrua të pushonte për shkak të kartonëve të verdhë).
Arena e Lajmit

Loading…