Juventusi duket se po studion të gjitha mënyrat për të arritur të përforcohet në repartet me më shumë nevoja siç është mesfusha, me bardhezinjtë që po provojnë një shkëmbim me Liverpulin mes Rabiot dhe Keita.
Sipas raportimeve nga “Sport Mediaset”, dy klubet po studiojnë këtë marrëveshje për të zgjidhur situatat e dy futbollistëve që nuk janë të kënaqur në klubet respektive dhe po kërkojnë një aventurë të re.
Problemi në këtë marrëveshje qëndron te vlerësimin që Liverpul ka për Keita, me “The Reds” që kërkojnë nga Juventusi edhe disa milionë së bashku me Rabiot për të finalizuar shkëmbimin, me kërkesën e anglezëve që po vlerësohet nga ana e Juventusit dhe teknikut Maks Alegri.
Arena e Lajmit

Loading…