
NË SHËNJESTËR
Një tjetër shtetas që rezultoi se jepte para me fajde, do të ishte, Endri Mustafa. Nipi nga nëna, i Burhan Aliaj. Edhe ky, me llogari të hapura me familjen Radovani.
Sipas dosjes hetimore, më datë 25 Janar 2019, ky shtetas ishte takuar në ambientet e fabrikës së tij, me Paulin Radovanin. Bisedë, që thuhet se ishte zhvilluar me tone të larta.
Debati midis tyre kishte lindur pas parave që djemtë e ish-prefektit të Shkodrës, i kishin marrë me fajde, Endri Mustafës.
Gjatë përgjimit telefonik, doli qartë se edhe Endri Mustafa, u jepte shumë të konsiderueshme parash me përqindje, personave të ndryshëm. Ku në çdo përgjim të tij, del edhe kanosja edhe ai u bënte qytetarëve, në momentin kur këta të fundit e ishin të pamundur për të kthyer shumën e parave të marra.
Po kështu gjatë këtyre përgjimeve, u faktua edhe sekuestrimi i pasurive, që ai u kishte bërë këtyre personave, pasi nuk kishin kthyer në kohë paratë e marra hua.
Dosja Hetimore
Por Paulin Radovani dhe djemtë e tij, rezultonin se nuk kishin llogari të hapura vetëm me Burhan Aliajn dhe Endri Mustafa. Një tjetër kreditor i zi, që u kërkonte paratë e dhëna me fajde, ishte edhe Endri Lezha.
Dosja Hetimore
Do të ishin këto denoncime që çuan në ndalimin e 12 personave si edhe sekuestrimin e shumave të mëdha të parave.
Ndërsa Paulin Radovanit iu vendos në dispozicion një eskortë për ta mbrojtur nga keqbërësit, që kishin mundur tashmë të futeshin thellë edhe në membranën e institucioneve të drejtësisë dhe të policisë, duke rekrutuar nga aty zyrtarë të niveleve deri të larta.
Nga hetimet rezultoi se si pasojë e këtij aktiviteti të jashtëligjshëm të dhënies së parave me fajde, u vërtetua se personat që jepnin hua kundrejt interesit të lartë, kishin përvetësuar disa pasuri të luajtshme, automjete të regjistruara në emër të tyre dhe pasuri të paluajtshme si toka, apartamente dhe dyqane.
Prona për të cilat, pronësia kishte kaluar në emër të të dyshuarve. Por kur ndërkohë kanë kaluar tri vite nga hapja e këtyre hetimeve, i vetmi i dënuar është Burhan Aliaj, ndërsa për vëllezërit Radovani, çështja është pezulluar për mungesë të tyre.
Ndërkohë që për Endri Mustafën, çështja u pushua për shkak të ndarjes së tij nga jeta, si pasojë e ekzekutimit që iu krye më 17 maj 2021 në zonën e Livadheve në Shkodër.
Sipas ekspertit të ekonomisë, Zef Preçi, fenomeni i dhënies së parave me fajde është intensifikuar edhe më shumë gjatë pesë viteve të fundit. Madje, ky fenomen duket se ka marr hov edhe më shumë, pas mbylljes së lojërave të fatit, të cilat kanë rritur edhe më shumë impaktin e parave të paligjshme që qarkullojnë jashtë tregut bankar.
Zef Preçi, ekspert ekonomie
Sipas ekspertit të ekonomisë, Zef Preçi, këto para mund t’i shikojmë tani edhe në rrokaqiejt që po fshijnë qiellin e Tiranës.
Zef Preçi, ekspert ekonomie
Por sipas ekspertit të financave, Artan Gjergji, ata që sot janë më të rrezikshmit, njihen si peshkaqenët e fajdeve.
Një lloj specie grabitqare, gjithmonë e më shumë në shumim në Shqipëri, që me anë të dhënies të parave me hua kundrejt interesave të larta, të papërballueshme për kreditorët, po u zhvatin bizneset këtyre të fundit.
Madje, tanimë duke u futur edhe aksionerë në bizneset e pengjeve të tyre. Ndërkohë që sipas të dhënave të siguruara nga dhoma noteriale, duket se në 6-mujorin e parë të vitit 2022, ka një rritje të ndjeshme të kontratave të huapërdorjes.
Ku nëse në 6 mujorin e parë të vitit 2021, kishim 3794 kontrata të tilla, në 6 mujorin e parë të vitit 2022, kemi 3926 të tilla. Ndërsa duket, për të njëjtat periudha kohore, ka një rënie të kontratave të huave bankare. Ndërkohë që janë rritur kontratat e huave të zakonshme.
Artan Gjergji, Financier