
Më 23 gusht në Shkodër është majtur Konferenca Kombëtare për ditën e kujtesës se viktimave te regjimit komunist, Ribbon Black day.
Dr. Ardian Elezi, zv.president i Unionit Mbarë Kombëtar i integrimit të ish-të burgosurve dhe përndjekurve politikë tha se Dita e kujtesës europiane duhet të shërbejë si reflektim për politikën shqiptare.
Konferenca u organizua nga Unioni Mbarë Kombëtar i integrimit të ish-të burgosurve dhe përndjekurve politikë nën kujdesin e presidentit të Unionit z.Besim Ndregjoni si dhe zotit Zenel Drangu kryetar i shoqatës së Shkodër dhe u mbajt në Bibliotekën “Marlin Barleti” Shkodër.
Zhvillimi i saj u parapri me homazh përpara memorialit të krimeve të komunizmit dhe lutje fetare nga përfaqësues të klerit katolik për shpirtrat e të zhdukurve të komunizmit.
Të pranishëm që mbajtën fjalën, kumtesat e tyre si dhe përcollën mesazhe në këtë ditë simbol të kujtesës ishin organizatorët e eventit përkujtimor z. Besim Ndregjoni, president i Unionit kryetar shoqate të përndjekurve politikë z.Zenel Drangu, simboli i rezistencës dhe mbijetesës antikomuniste i burgut të Burrelit dhe revoltës së Spaçit z, Demir Pojani, deputetë të Shkodrës, znj. Kolici, znj. Bardeli, ish-kryetar Bashkie dhe ish-deputetë z.Lorenc Luka, njëherazi dhe sekretar i departamentit të PD për të përndjekurit politikë, ish-kryetar Bashkie Shkodër, z.Filip Guraziu, njerëz të angazhuar dhe të politikës lokale dhe kombëtare, drejtori i fondacionit Konrad Adenhaur Dr. Tobiasi; Prof. Dr. Lori Amy, studiuese amerikane e krimeve të komunizmit në Shqipëri, përfaqësuesi i klerit katolik, imzot Angelo Masafra, z,Armand Agolli drejtues i Unionit për qarkun e Korçës, studiuesja historiane znj Fatbardha Mulleti-Saraci, znj. Mimoza Rexhvelaj e angazhuar publike dhe politike ish- e përndjekur politike, ish-nënkryetar i PD-së Shkodër z.Ashta, ish-kryetar i këshillit të qarkut, prefekt i Shkodrës z.Mexhit Cungu njëherazi dhe drejtor i Bibliotekës, përfaqësues të familjeve të nderuara e antikomuniste të Shkodrës dhe të ish-të përndjekurve Politikë nga Tirana , Elbasani, Korça Lezha, Malsia e Madhe, etj
Diskutantët duke referuar simboliken e ditës evropiane të Kujtesës përcollën emocionet, episodet e përjetimet e tyre duke dhënë mesazhe paqe, solidariteti , reflektimi, inspirimi dhe angazhimi të tyre për përmbushjen e misionit antikomunist në Shqipëri, për dënimin e krimeve komuniste, mbështetjen e nismave ligjore parlamentare në këtë drejtim dhe rreth kauzës së ish-të burgosurve dhe përndjekurve politikë.
Në fund të diskutimeve të konferencës së mbajtur në këtë ditë nga Shkodra u apelua dhe miratua për përmbushjen e misionit të dekomunistizimit, dënimit të krimeve të komunizmit:
1. Të paraqesim në Parlament projektligjin për caktimin e një dite kombëtare të Kujtesës, në referim të ditës evropiane të Kujtesës për viktimat e regjimeve totalitare dhe autoritare
2. Të ngrihet në Tiranë Parcela Kombëtare e Kujtesës në nderim të mbi 6000 të zhdukurve të diktaturës.
3. Te gjithë të përndjekurit politikë të përbashkohen dhe të punohet për krijimin dhe dizenjimin e një platforme dhe strategjie mbarë kombëtare për kauzën e ish-të përndjekurve dhe burgosurve politikë, dënimin e krimeve të komunizmit, dekomunistizimin dhe lustracionit e politikës dhe sferës publike, aspektet e integrimit të tyre, dëmshpërblimit, edukimin e brezit të ri mbi të kaluarën komuniste etj.
4. Nisur nga situata e vështirë e gjendjes së ish-të përndjekurve politikë, familjeve dhe fëmijëve të tyre të mirëarsimuar që po ballafaqohen me diskriminim, papunësi, përjashtim social, politik, publik, kërkohet të aprovohet një projektligj në Parlament në bashkëpunim me opozitën që në të gjitha organet shtetërore dhe institucionet kushtetuese të vendit të ketë një kuotë për të përndjekurit politikë për të drejtuar këto institucionet kushtetuese;
5. Deputetët e djathtë dhe veçanërisht të PD-së apelohet dhe kërkohet të jenë të bashkuar dhe të angazhuar në përmbushje të misionit të tyre antikomunist, të jenë motivuesit dhe lobuesit në parlament për kandidaturën e avokatit të popullit që të zgjidhet nga të përndjekurit politikë, si dhe për nismat ligjore për integrimin e tyre, për dënimin e krimeve te komunizmit, dekomunistizimin dhe lustracionin e politikës.
FJALA E PLOTË E DR. ARDIAN ELEZI, ISH-I PËRNDJEKUR POLITIK, ZV. PRESIDENT I UNIONIT TË TË PËRNDJEKURVE POLITIKË
23 Gusht Ribbon Black Day, dita e Kujteses Evropiane dhe denimit te.krimeve totalitare, te komunizmit, dite paqe, rezistence, proteste, inspirimi dhe frymzimi.
(Pjese nga fjalimi ne konferencen e organizuar ne Bibloteken Marlin Baleti Shkoder..pergjate dhe moderimit te saj sot.23 gusht)
Jam i nderuar që si Zv president i Unionit, por dhe si ish i perndjekjur politik, dhe si angazhuar e protoganist i dhjetorit të 90 të moderoj dhe drejtoi këtë aktivitet kombëtar sot ditën e kujtesës europiane të krimeve staliniste, komuniste, fashiste e naziste, në nderim të mbi 6000 shqiptarve të vrare dhe të zhdukur kufomat.
E ku ma mire se në Shkodrën e martirizuar mund ti nderojsh shqiptarët që përballuan diktaturën staliniste. Shkodra e qëndresës antikomuniste ka nderin sot të nderoi ditën e kujteses siç eshte dita e shiritit të zi 23 gushti dita europiane e kujtesës.
Ne sot këtu nga Shkodra u drejtohemi bashkëvuajtsve tanë, të mbrojmë kujtesën e kombit.
Politika postkomuniste ka përdorur harresën ndaj krimit komunist, nuk i denoi krimet e diktatorit Enver Hoxha, prandaj sot thirrja jonë eshtë të mbrojmë kauzën tone , të denojmë krimet e komunizmit, të ndërtojmë parcelën kombëtare të Kujtesës në Tiranë në nderim të mbi 6000 shqiptarve të zhdukur.
Sot, Dita e Shiritit të Zi Black Ribbon day përkujton viktimat e stalinizmit dhe nazizmit dhe, në përgjithësi, të gjithë ata që vdiqën, vuajtën ose humbën jetën nën regjimet totalitare dhe autoritare.
Eshte nje dite solidariteti ne nderim te te gjithe viktimave te rregjimit komunist si dhe atyre totalitare e autoritare kudo qe jane e ne cdo vend dhe kohe qe shfaqen .
Nje respekt dhe perulje per to si dhe familjet e tyre qe i mbijetuan atij kalvarit ku u desh te perballen me dhune shtretrore , burgosje internime tortura, depersonalizim, cenim dinjiteti dhe personaliteti dhe me te gjithe format e represiont shtetror.
Kjo eshte nje dite me vokacion rajonal dhe global per te gjithe vendet e botes qe nga Evropa, Azia, Afrika, Amerika Latine, ku shiritat e zinj vihen gjithashtu për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet shëndetësore per varferine , problemet ekonomike sociale ndaj diskrimimit, tortures , shkeljes se te drejtave themelore te njeriut. te shfaqjeve ekstremiste dhe terroriste , cenimit te sovranitetit arbitrat te nje shteti , agresionit aneksimit dhe pushtimit te tij, etj.
Dita e Shiritit te Zi shihet si një simbol universal i kujtesës ndaj cdo tragjedie njerzore , drame , fatkeqsie, qe trondisin ndergjegjen botrore , cenojne vlerat dhe drejtat njerzore..
Si e tille ajo merr nje dimension dhe vlere universale proteste ndaj rregjimeve arbitrare dhe totalitare .
Duhet te denohen krimet e komunizmit si dhe perhapja /promovimi i propogandes dhe simboleve te komunizmit , qe ngjallin ende urrejtjen klasore, percajne vendin nxisin ekstremitet, diskriminim, intolerance fyerje , te mesohet brezi i ri se liria dhe demokracia jane te brishta, qe ato kane nje cmim qe lidhet me sakrificat e vuajtjet e nje brezi dhe disa breza qe sakrifikuar dhe u ballafaquan me mizorit e rregjimit brutal komunist
Pikerisht ne simboliken e kesaj dite kujtese, perkujtimi ,versimi dhe ngritja e memorialit ne nderim te tyre eshte nje detyre e mision qe duhet te permbushur, per te treguar afirmimin e vlerave e lirise dhe demokracise ndaj risqeve dhe kercenimeve qe vijne nga mos denimi i krimeve te komunzimit nd menyre qe ato nuk do te perserisin dhe nuk do te cenojne te ardhmen tone.
Kjo eshte nje dite proteste gjithashtu per te terhequr vemendjen ndaj cdo sjellje arbitraritet te cdo pushteti ne cdo kohe dhe rregjim totalitar qe neperkemb te drejtat themelore te njeriut.
Nderkohe qe BE promovoi diten e sotme si dite kujtese ne nderim te viktimave te rregjimeve nazifashisht dhe komuniste si dhe rregjimeve totalitare dhe ekstremizmit, nga ana tjeter ne si shoqeri perpiqem dhe luftojme per mbijetesen e te sotme, situaten alert e ish te burgosureve dhe perndjekureve politik, ku po ballafaqohemi me te shkuaren e cila na kercenon per tu perseritur ne forma te ndryeshme te evokimit te saj permes simboleve te komunizmit, kujtimeve te ish krereve , drejtues kriminal te diktatures se komunizimit, me ringjalljen e frymes se Enverizimit qe eshte rritur dhe inkuarajuar se fundi si pasoje e mos ndeshkueshmerise , mos hetimit te krimeve te komunizmit, mungeses e drejtesise, me nje vakum ligjesh ne kete drejtim,
Kerkohet nje refleksion mbare shoqeror ndaj te kaluares komuniste , te thyet muri heshtjes dhe marveshja politike per mos trazimin e se kaluares komuniste ku aktor dhe faktor shtetrore , politike , akademik , shoqerise civile , grupe te interesit te jene te perfshira ne kete debat , ku inspiruesit e ketyre nismave dhe angazhimeve duhet te jene se pari pa perjashtim te gjithe deputet.se bashku te PD-se dhe vecanerisht ato qe vijne nga kjo kategori sociale dhe politike,