Xhaçka takon ambasadoren e re të BE: Mirëpresim bashkëpunimin për të çuar përpara procesin e negociatave me BE

Whatsapp Image 2022 08 24 At 11.49.01 Am (1)

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me Ambasadoren e re të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann.

Ministrja Xhaçka dhe Ambasadorja Hohman diskutuan për rrugëtimin që e pret Shqipërinë pas hapjes formale të negociatave me Bashkimin Evropian.

Ajo theksoi se mirëpret bashkëpunimin me ambasadoren Hohmann për të çuar përpara procesin e negociatave.

Christiane Hohmann u emërua Ambasadore e Bashkimit Evropian në Shqipëri në muajin qershor, pak kohë pas përfundimit të mandatit të Luigi Soreca.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×