ZYRTARE/ Herald Marku rikthehet në Shkodër, mesfushori firmos kontratë me Vllazninë deri…

Tashmë është zyrtare, Herald Marku është lojtari i ri i Vllaznisë.

HERALD MARKU 1

Mesfushori 26-vjeçar ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me opsion edhe me një tjetër me klubin shkodran.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi kuqeblu teksa i uron mirëseardhjen futbollistit, i cili u rikthye në Shkodër pas një viti pas eksperiencës që kishte me Partizanin. Me Vllazninë, Marku fitoi edhe një Kupë të Shqipërisë në sezonin 2020/2021.

HERALD MARKU 2

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË VLLAZNISË –

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e akordit me futbollistin Herald Marku. Mesfushori shkodran rikthehet nê skuadrën tonê sërish duke firmosur një kontratë njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër.

KF Vllaznia i uron Heraldit një përfaqësim sa më dinjitoz të fanellës kuqeblu dhe të gjithë sëbashku të përjetojmë të tjera emocione suksesesh.

Mirë se erdhe në shtëpinë tënde Herald Marku!”

VLL

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×