Bajerni po i refuzon çdo ofertë, presidenti i Barcelonës telefonon Levandovskin për…

Robert Levandovski përbën prioritet absolut për Barcelonën në merkaton e verës. Drejtuesit e katalanasve dëshirojnë të nënshkruajnë sa më parë me polakun, por deri më tani kanë hasur në rezistencën e fortë të Bajernit.

levandovski

Kjo situatë ka nisur të nervozojë disi sulmuesin e për rrjedhojë presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, mësohet t’i ketë telefonuar polakut për ta qetësuar atë.

Gazeta katalanase “Sport” ka bërë me dije se numri një i klubit ka kontaktuar në telefon me Levandovskin dhe agjentin e tij Pin Sahavi për t’i qetësuar dhe për t’i kërkuar dhe pak durim deri në finalizimin e marrëveshjes me Bajernin. Laporta i ka premtuar Levës se do të bëjë gjithçka për afrimin e tij në “Camp Nou”.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×