Ylli i Brazilit, Nejmar, duket se vazhdon të jetë larg e më larg PSG-së, me klubin francez që e ka nxjerrë në shitje. Gjithsesi klubet e mëdha europiane që kërkojnë shërbimet e tij nuk mungojnë.
Njëri prej tyre është Çelsi. Presidenti i ri i “Bluve”, Tod Bohli është shprehur se Nejmar është futbollisti i tij i preferuar dhe se do të kishte dëshirë që tas afronte në Londër.
Por duket se ai nuk është i vetmi që e do këtë transferim. Ish-shoku i tij i skuadrës te PSG-ja dhe te Brazili, Tiago Silva, gjithashtu i ka bërë një ftesë Nejmarit për t’u bashkuar me “Blutë”.
“Nejmari duhet të vijë te Çelsi. Nëse ndodh, kjo do të ishte për të mirën e tij”, u shpreh mbrojtësi.
Tiago Silva erdhi te Çelsi në verën e vitit 2020 dhe që në vitin e parë arriti të triumfonte në Ligën e Kampionëve, gjë që e bëri atë të rinovonte me “Blutë”.
Arena e Lajmit

Loading…