“Lu-La” sërish te Interi? Agjenti i Lautaros zbulon të ardhmen e argjentinasit: Ai dhe Lukaku…

Sot është një ditë me zhvillime të shumta në shtëpinë e Interit. Pas mbërritjes në Milano dhe vizitave mjekësore të Romelu Lukakut dhe mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, tani radhën e ka agjenti i Lautaro Martinezit për të folur për të ardhmen e argjentinasit.

lautaro lukaku

Në një deklaratë për të përditshmen sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, Alehandro Kamano ka thënë se Lukaku dhe Lautaro janë të lidhur shumë me njëri-tjetrin dhe se sulmuesi argjentinas nuk ka asnjë arsye për tu larguar nga Milano:

“Lautaro dhe Lukaku janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, kjo është e ditur prej kohësh. Të veshësh fanellën e Interit nuk është një gjë që ndodh për të gjithë sepse është diçka madhore.

Lautaro është i lumtur në Milano, ndihet protagonist dhe i dashur nga tifozët. Ku do të shkojmë? Për çfarë do të largohet? Jemi te një klub i madh…”, deklaroi agjenti i sulmuesit 24-vjeçar.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×