“Një humnerë pafund në të cilën do bien vetë”, Meta paralajmëron zhvillime në shtator: Mezi pres datën 1 e në vazhdimësi, asnjë diskutim do fitojë e drejta

Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë për EuroNews  ka deklaruar se nuk ka asnjë njohuri për hetimet që SPAK ka nisur ndaj tij dhe as kuriozitet për to, ndërkohë që tha se publikimi nga ana e Monika Kryemadhit e certifikatës së gjendjes civile është “kontribut i çmuar për t’ja bërë të lehtë punën SPAK”.

“Nuk kam asnjë njohuri apo kuriozitet për ndonjë hetim të SPAK-ut”, tha Meta.

Ndërkohë i pyetur se çfarë pritet të ndodhë në muajin shtator, Meta tha: Që nga 25 korriku unë kam dalë përballë të gjithë atyre të cilët kanë një kohë të gjatë që punojnë kundër interesave kombëtare, interesit të shtetit tonë, interesit publik, kundër rinisë, duke nxitur depresionin, demotivimin e saj e largimin me qëllim zëvendësimin me bangladeshas. Unë mezi po e pres 1 ,2 shtatorin e në vijimësi, tani jemi në një fushë ku pa asnjë diskutim do fitojë e drejta, e vërteta, ata patjetër do stisin e do shpikin por këtë rradhë do shpartallohen. Për Ilir Metën ata do bien vetë e nuk e dinë që nuk është thjesht një gropë, por një humnerë pafund për ta në të cilën ata do bien vetë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×