Pas kritikave për pritjen e Gegës pas shpalljes kampione, Rama: Çmenduri! Luiza është mbështetur, por as faktet nuk hedhin dot dritë mbi shpirtrat katran

301542000 617138729781792 8879035693788787541 N

Kryeministri Edi Rama iu përgjigjet, përmes një postimi të gjatë në llogarinë e tij në “Facebook”, të gjithë atyre që kritikuan pritjen që qeveria dhe bashkia e Tiranës i bënë Luiza Gegës pas shpalljes kampione e Evropës. Duke i cilësuar kritikat si çmenduri, kreu i qeverisë shkruan se Luiza Gega është mbështetur nga kryebashkiaku i Tiranës për t’u stërvitur në lartësinë mbi 3 mijë metra të Kenias, ku stimulohet rritja e rruazave të gjakut.

“Kampionët e urrejtjes profesionale, modele të mbrapshta publike, që ushqejnë mllefin dhe yshtin inatin anonim të rrjeteve sociale, u lëshuan me tërbim në ekrane e portale, duke e komentuar ngjarjen si pengmarrje të Luizës për propagandë apo deri si shitje të shpirtit të saj tek regjimi!… Po ku kanë veshë të dëgjojnë ata që edhe Amerikën duan ta mbrojnë nga ambasadorja amerikane, jo më Luiza Gegën nga unë!”, shprehet Rama.

Më tej, kryeministri Rama renditi disa fakte, që sipas tij, tregojnë mbështetjen që ka marrë sporti gjatë qeverisjes së PS.

“E PARA, sot nuk ka më protagonistë të braktisur të sportit, po ka sistem shpërblimesh për protagonistët. Për herë të parë, janë dhënë shpërblime edhe për kampionë Ballkani, ndër ta edhe për Luiza Gegën.
E DYTA, sot nuk ka më shpërblime spontane për ata që nderojnë flamurin kuqezi në arenën ndërkombëtare dhe nuk ka më as harresa, për të paguar detyrimet.
E TRETA, sot nuk ka më vetëm shpërblime për rezultatet më të larta, po edhe trajtim të përhershëm për kampionët ndërkombëtarë shqiptarë, përfshirë edhe shqiptarët e Kosovës! Shumë prej tyre janë punësuar në ministrinë e mbrojtjes
Të punësuar si më poshtë nga Ministria e Mbrojtjes:
1.Atletja Luiza GEGA.
2. Peshëngritësi Briken CALJA.
3. Xhudistja Nora GJAKOVA.
4. Xhudistja Distria KRASNIQI.
5. Xhudisti Indrit ÇULLHAJ.
6. Atleti Ilir KËLLEZI.
7. Peshëngritësi Ilirian SULI.
E KATËRTA, Ministria e Mbrojtjes ka propozuar disa kohë më parë ndryshime ligjore, të cilat do të mundësojnë përfshirjen e kampionëve ndërkombëtarë në rangun e gradave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe krijimin e një strukture speciale, ku ata do të angazhohen si mentorë të ushtarëve tanë, me pagën sipas gradës.
DHE E FUNDIT, kur flitet për sportin të gjithë jemi në borxh, me këtë vend dhe rininë e këtij vendi, por ama kur flitet me fakte për mbështetjen për sportin, nuk ka asnjë krahasim të imagjinueshëm, se të mundshëm jo e jo, mes këtyre viteve të qeverisë sonë dhe të gjitha viteve të tjera bashke.

Reagimi i plotë:

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×