Shkoi të takonte djalin në burgun e Fushë-Krujës dhe i futi drogë në shollën e atletes, arrestohet 53-vjeçari

640 0 1657982738xpolicia 10 770x417 1 738 1

Njësia operacionale e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në IEVP e Fushë-Krujës, arrestoi në flagrancë shtetasin G.G, 53 vjeç, lindur në Mat dhe banues në Tiranë.

Këtij shtetasi, i cili ishte paraqitur për të takuar djalin që vuan dënimin, gjatë kontrollit të vizitorëve familjarë, ju gjetën një palë atlete “NIKE”, ku në atleten e djathtë, poshtë shollës u gjetën tre paketime me lëndë të butë, mbështjellë në formë rrethore me telefon, i djegur në majë, me peshë 1.08 gram, dyshuar lëndë narkotike.

Menjëherë nga SHKKB dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve u kryen veprimet e para proceduriale, dhe provat e grumbulluara i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×