Tentoi të kalonte produkte ushqimore kontrabandë, arrestohet 58-vjeçari në Hanin e Hotit

Policia Naten

Policia e Shkodrës ka goditet një rast të tentativës për të kontrabanduar produkte ushqimore, ndërsa në pranga ka rënë një person.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Hani i Hotit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Shkodër, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. Ç. 58 vjeç, banues në lagjen Salo Halili, Shkodër

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet u gjetën dhe u sekuestruan produkte të ndryshme ushqimore, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në subjektin tregtar që administronte ky shtetas, ku kanë gjetur dhe sekuestruar produkte të tjera ushqimore, pa pullë fiskale. Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Shkodër u bë arrestimi i shtetasit A. Ç., për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”, njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Tentoi të kalonte produkte ushqimore kontrabandë, arrestohet 58-vjeçari në Hanin e Hotit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook