Vazhdon mëria ndaj Lukakut, ultrasit e Interit tregojnë hapur prioritetin ndaj… Asllanit

Romelu Lukaku duket se ende nuk është falur nga ana e ultrasve të Interit, grupimi “Curva Nord” të cilët kanë treguar hapur që i kanë dhënë prioritet Kristjan Asllanit, me mesfushorin e Kombëtares që gjithashtu po kryen vizitat mjekësore ditën e sotme.

curva nord

“Curva Nord” kishte komunikuar disa ditë më parë se nuk do të grumbullohej për të pritur belgun gjë që po e bënë për mesfushorin shqiptar.

Ultrasit zikaltër kanë qenë të pranishëm përjashtë qendrës mjekësore “CONI”, ku Asllani po kryen vizitat për të përshëndetur 20-vjeçarin dhe për t’i treguar atij suportin e duhur në këtë aventurë të re.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×