Romelu Lukaku është shumë pranë zyrtarizimit të rikthimit të tij te Interi, me sulmuesin belg që po kryen vizitat mjekësore që qendrën “CONI”, nga dritarja e së cilës ka përshëndetur tifozët që po këndonin së bashku emrin e tij.

Me dorën në zemër dhe më një buzëqeshje në fytyrë, belgu ka përshëndetur tifozët duke u shfaqur tepër i emocionuar.
Ai do t’i drejtohet selisë së klubit në minutat e ardhshme për të hedhur firmën në kontratë së bashku më mesfushorin e Kombëtares, Kristjan Asllani.
Arena e Lajmit
Loading…
and then