A mund të përshpejtojë lufta në Ukrainë anëtarësimin e Shqipërisë në BE? Kryeministri i Luksemburgut: Kriteret do të qëndrojnë. Rama: Përafrim politik, po punojmë me Holandën për…

Edi Rama

Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel tha se kriteret për anëtarësimin në BE, tashmë që Shqipëria ka çelur negociatat do të mbeten pavarësisht situatës botërore dhe luftës në Ukrainë.

I pyetur se teksa lufta ka mbërritur në kufijtë e BE, a mendon se duhet të përshpejtohen rrugëtimet e vendeve kandidate si Shqipëria apo vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Bettel deklaroi se nuk mund të themi që për shkak të luftës të kapërcejmë kriteret e Kopenhgaenit.

“Kriteret do të qëndrojnë, ajo që mund të shohim të bëjmë, si mund të punojmë më ngushtësisht. Por nuk mund të themi që për shkak të luftës të kapërcejmë kriteret e Kopenhgaenit. Gjithashtu nuk do doja të thuhej se Shqipëria e ka marrë statusin për shkak të luftës në Ukrainë, justifikim për një anëtaresim biss, apo sorrogato. Kemi kritere, kriteret janë plotësuar. Gjithë puna e bërë nga qeveria Rama, u pranuan sepse bënë atë që duhej bërë”, tha kryeministri i Luksemburgut.

Ndërkohë kryeministri Rama tha se procesi i negociatave është një proces që duhet ta bëjmë për veten tonë, jo për Luksemburgun, Francën apo Gjermaninë. Është një proces që do të na ndihmojë jashtëzakonisht dhe historikisht, që përmes atyre kritereve të ndërtojmë shtetin europian këtu në vendin tonë.

Sa i përket luftës në Ukrainë dhe ndikimit të saj, ai tha për shkak të kësaj situate duhet të përshpejtojmë procesin e përafrimit politik dhe se po punohet me qeverinë holandeze.

“Kam thënë që ne meritojmë çeljen e negociatave, sepse nuk po kërkojmë të bëhemi anëtarë të BE, por jemi gati të hapim negociatat. Që do të thotë procesi i negociatave është një proces që duhet ta bëjmë për veten tonë, jo për Luksemburgun, Francën apo Gjermaninë. Është një proces që do të na ndihmojë jashtëzakonisht dhe historikisht, që përmes atyre kritereve të ndërtojmë shtetin europian këtu në vendin tonë dhe pastaj të jemi pjesë e familjes europiane si një shtet anëtar. Është një proces fantastik që ndihmon vendet që negociojnë që të ngrenë të gjithë arkitekturën institucionale të tyre për qytetarët e tyre.
Unë madje dhe në Kiev thashë që uroj që ukrainasit statusin e kandidatit të mos e marrin si anëtarësim në BE sepse do zhgënjehen. Kështu që nuk i shoh të lidhura këto të dyja, por mendoj se për shkak të kësaj situate duhet të përshpejtojmë procesin e përafrimit politik. Në aspektin e asaj që presidenti Macron e quan një komunitet i ri politik, apo Michel e quan thellim të procesit të europianizimit të të gjithëve së bashku. Ne kemi idetë tona. Po punojmë dhe me qeverinë holandeze për të pasur një propozim të përbashkët se si mund të bëhet ky thellim. Procesi i anëtarësimit nuk ka se si të përshpejtohet përveçse duke përmbushur detyrat. Ne duhet t’i bëjmë për veten tonë, jo për Europën. Në momentin që i bëjmë do i themi ne jemi gati”, deklaroi Rama.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×