Aurela Gaçe pa filtra: Në mbrëmje në skenë, në shtëpi hekuros

aurela-gace-1

Aurela Gaçen jemi mësuar ta shikojmë energjike në skenë.

Këngëtarja shumë e dashur për publikun është edhe ndër personazhet që rrëfen për publikun edhe pjesën tjetër të saj, atë të vajzës, gruas dhe bashkëshortes. Në rrjetet sociale, këngëtarja ka publikuar fotot e saj pa filtra, ku shfaqet duke hekurosur.

Statusi i Aurela Gaçes:

Mbremë,më qortoi një mik artist,

më tha,- Ti poston vetëm punën tënde, skenën, koncerte, këngë, projekte, edhe stërvitjen.

Pse nuk i poston -tha- udhëtimet, darkat, qejfin që bën?

U mendova,🤔 edhe thashë,po që ka të drejtë.😅

Unë duhet te tregoj që përtej skenës,jam njeri, jam mam, jam grua, etj eth si këto🙈.

Mbas lodhjes së mbrëmshme në skenë( uh prapë skena🤣) , rashë në gjumë në mëngjes….fjeta, tani po hekuros🤣.

Shiko, e kuptoj që ju mendoni se kur ke mundesitë ,punëson njerëz të ndihmojnë me këto gjëra pa kuptim😛, e kuptoj që keni një mendim ndryshe për “vipat” por, unë nuk e konsideroj veten të tille.

Në shtëpi unë jam vajza e Bules edhe Agimit, j mami i dy vajzave, e në shumë raste unë dua që vajzat e mija t’a shohin mamin e tyre duke i bere gjerat vete….

Nesër, kur të rriten, dua tê kenë imazhin që kam unë me prinderit e mi.

Kaq kisha për sot.

Jo ,prit, në mbremje sigurisht jam në skenë( se rrobat i hekurosa😅)

Shihemi sot, në vendin ku lundroj e lirë, në skenë🤍

Sot e shtunë, @agthemusicalshoë

Në @venue_club

 

Ps. Prape do të më qortojë ai mikut,nuk është postim “lluks” 🤣

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×