Dokumenti/ Punonte prej 2 dekadash në Presidencë, zbulohet shkresa e shkarkimit nga detyra të djalit të përkthyesit të njohur Robert Shvarc

Edvin Shvarc

Zbulohet shkresa e shkarkimit të Edvin Shvarc nga detyra e tij si drejtori i informimit publik dhe marrëdhënieve me jashtë në Presidencë. Në shkresën në fjalë thuhet se dy ditë më parë, djali i përkthyesit të madh, Robert Shvarc është pushuar nga puna nga Presidenti i ri, Bajram Begaj. Shvarc ka punuar në Presidencë për 2 dekada, ku ka shërbyer në këtë institucion përgjatë mandateve të 4 presidentëve.

Në shkresën në fjalë, që është firmosur nga Sekretari i përgjithshëm i Presidentit sqarohet se largimi nga kjo detyrë është bërë për shkak të panjehsimit të diplomës së tij të huaj nga ministria përkatëse e Arsimit.
Mes të tjerash Shvarc i është kërkuar që të bëjë dorëzimin e të gjitha materialeve dhe dokumentacioneve.
Shkarkimi i tij nga detyra solli reagime në politikë, kryesisht nga opozita. Mes këtyre reagimeve ishte ai i deputetit të PD-së, Agron Gjekmarkaj, i cili i kërkoi Begajt që të rivlerësojë vendimin dhe të rikthejë në detyrë Edvin Shvarcin.

“Zoti President ktheje Shvarcin aty ku ishte, ky gjest mund të të merret për mirë, si gjest i njeriut që di të kuptojë gabimet e veta, këshillat e këqija dhe kërkesat mujshare. Korrigjimi i gabimit nuk është dobësi. Kur shembulli mungon në Presidencë, kur shteti goditet bash aty në ligj por edhe në mistiken e tij mbrojtëse për më poshtë mbetesh pa tekst”, thekson ndër të tjera Gjekmarkaj. Po ashtu për këtë çështjes reagoi edhe deputeti Flamur Noka, si dhe kolegu i tij Edmond Spaho.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×