Më shumë përvojë e klas, ja si bëhet Partizani i ri (Formacioni i mundshëm)

Partizani i sezonit të ri pritet të jetë shumë më i ndryshëm se i vitit të shkuar, me drejtuesit, të cilët në merkato po mundohen t’i shtojnë ekipit elementët që i munguan në të gjithë sezonin e shkuar. Ekipit i janë bashkuar disa lojtarë, teksa në javët në vijim priten të tjera lëvizje në hyrje. Nëse të kuqtë humbën shumë gola dhe qarkullim topi me largimin e Malës, Zhuniorit apo Albion Markut, kanë fituar të tjerë elemente me afrimin e lojtarëve, të cilët po stërviten në Slloveni nën drejtimin e trajnerit Mehmeti.

partizani

EKSPERIENCË

Kjo “vitaminë” pa dyshim i mungonte Partizanit të sezonit të shkuar. Skuadra e Mehmetit ishte një nga më të rejat në moshë në Superiore dhe gabimet e shpeshta fatale tregonin mangësi. Me ardhjen e lojtarëve si Bruno Telushi në mesfushë apo David Atanaskoski në mbrojtje, loja e skuadrës së kuqe fiton ndjeshëm më shumë pjekuri.

KLAS DHE DINAMIKË

Këtë tentoi ta bënte Kallaku, por nuk mundi dot, dhe skuadra vuajti. Mehmeti e kërkoi me patjetër një lojtar të paparashikueshëm pas sulmuesve në këtë merkato. Një nga ata, të cilët e dërgojnë topin aty ku s’ta pret mendja. Në fund drejtuesit i plotësuan dëshirën me Engjëll Hotin, të cilin ua bëri dhuratë Tirana. Efektin, dardani i lindur në Shtutgart e bëri menjëherë në dy ndeshjet miqësore në Slloveni.

FORCË GODITËSE

Kjo nuk ka munguar shumë në sezonin e shkuar, por largimet e shndërruan në një mangësi. Klubi është në kërkim të sulmuesve, teksa aktualisht ka ardhur Matej Cvetanoski, një lojtar ekspert i ligës së Maqedonisë së Veriut, që pritet të bëhet i tillë edhe në vendin tonë.

FORMACIONI I VJETËR:

756756776767

FORMACIONI I RI:

546456456

DENIS LALA – Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×