Lacio ka filluar menjëherë punën nga merkato, me trajnerin Maurico Sarri që kërkon një skuadër që të luftojë për më shumë se një vend në Europë sezonin e ardhshëm.
Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, ka hedhur sytë e tij nga Premier Liga dhe sidomos nga Londra, ku kërkon tre lojtarë që luajnë te Çelsi dhe Arsenali.
Nga “Blutë”, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare ka kërkuar që të ketë shërbimet e Ruben Loftus-Çik dhe mbrojtësit të majtë, Emerson Palmeiri, të cilët kanë qenë dy të preferuar të Sarrit kur drejtonte Çelsin.
Nga ana tjetër, te Arsenali kërkohet mesfushori Lukas Torreira. Uruguaiani nuk arriti të shkëlqente në Angli, i cili sezonin e kaluar luajti i huazuar te Fiorentina në Serinë A. Torreira prej kohësh i ka shprehur pakënaqësitë e tij që po has në futbollin anglez dhe që kërkon me ngulm largimin. Kjo mund të jetë një mundësi e mirë për Taren që të afrojë mesfushorin 26-vjeçar.
Arena e Lajmit
Loading…