VIDEO/ Kishte mbjellë parcelë me kërp në malin Aigaleo, arrestohet shqiptari në Greqi

Greqiii

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi u kap në një plantacion me kërp në malin Aigaleo.

Pas kontrollit në shtëpinë e shqiptarit, u gjetën dhe sekuestruan pajisje të përdorura për mbjelljen dhe kultivimin e fidanëve të kanabisit. Në plantacionin me lëndë narkotike, u shkulën gjithsej 177 fidanë me lartësi deri në 2 metra, ndërsa është konfiskuar dhe një makinë e përdorur për trafikun e drogës.

I arrestuari u dërgua në Prokurorinë Penale të Athinës.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×