Aksident në aksin Qafë Thanë-Pogradec, makina del nga rruga, plagosen 5 persona, mes tyre 2 të mitur

Policia Pogradec

Pesë persona kanë mbetur të plagosur në një aksident në aksin Qafë Thanë-Pogradec. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe janë plagosur shoferi dhe 4 pasagjerë, mes tyre 2 të mitur.

Sipas burimeve zyrtare, aksidenti ndodhi rreth orës 01:45, në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec, pranë fshatit Hudënisht.

Shtetasi M. B., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 4 pasagjerë konkretisht dy shtetaset E. S; M. S., dhe dy të mitur, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×