Denoncimi/ Grabitet me dhunë një “Benz” në Lushnje, autorët largohen në drejtim të Elbasanit, policia në ndjekje

123039536

Një automjet është grabitur me dhunë mbrëmjen e djeshme në Lushnje.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, ndërsa sipas pronarit të mjetit, Martirio Peqini, banues në Divjakë, persona të paidentifikuar i kanë marrë me dhunë mjetin ti “Benz” me të cilin po udhëtonte.

Mësohet se autorët pas grabitjes, janë larguar në drejtim të qytetit të Elbasanit.

Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×