Pritshmëritë për të kanë qenë gjithmonë të larta, por për shpërthimin e talentit Agim Zeka, duhet të presim ende! 23-vjeçari së fundmi qe pjesë e Prishtinës, por aventura e tij me kryeqytetasit, ka zgjatur vetëm 6 muaj, pasi ditën e sotme i bënë dalje, duke ndërprerë bashkëpunimin.
Gjërat nuk shkuan sipas parashikimeve, teksa Zekës tashmë i duhet të gjejë një klub të ri.
I habitshëm është fakti se ky futbollist, në të kaluarën, ka shtitur në shumë klube prestigjioze, si Lila në Francë, Austria e Vienës, Mouskron në Belgjikë, Fortuna Sitard në Holandë, Varzim, Leixoes në Portugali., por pa mundur të lërë gjurmë.
Gjithashtu 23-vjeçari në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Skënderbeut si dhe e Dritës së Gjilanit, por edhe në Shqipëri dhe Kosovë nuk arriti të bënte diferencën.
Vlen të theksohet fakti se Zeka numëron 10 paraqitje me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë. Vlera në treg e tij sipas “Transfermarkt” është 125 mijë euro.
NJOFTIMI I PRISHTINËS:
“Mesfushori-sulmues, Agim Zeka, në edicionin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e FC Prishtinës pasi që me marrëveshje është larguar nga skuadra më e madhe në Kosovë. Zeka erdhi te Prishtina në janar të këtij viti ndërkohë që me Prishtinën është paraqitur në 13 ndeshje në të gjitha garat me ç’rast e ka shënuar edhe një gol.
Prishtinasi është zhvilluar si futbollist te skuadra “bardhekaltër” duke luajtur për kategoritë e reja. Zeka më pas ka luajtur edhe në Lille (Francë), Varzim, Leixoes (Portugali), Fortuna Sittard (Holandë), Mouscron (Belgjikë) dhe Austria Vienna (Austri), FC Drita, para se të transferohet te Prishtina. FC Prishtina e falënderon 23-vjeçarin për kontributin e dhënë në skuadër dhe i dëshiron shëndet e suksese në vazhdim të karrierës”
View this post on Instagram
Arena e Lajmit

Loading…