Totenhem është shumë pranë transferimit të sulmuesit brazilian, Riçarlison. 25-vjeçari ka rënë dakord për t’u bashkuar këtë verë me skuadrën e drejtuar nga Antonio Konte.
Siç bëjnë me dije mediat angleze, sulmuesi brazilian duket se kërkon që të transferohet drejt Totenhemit, me Spërsat që mundin kështu Çelsin në garën për Riçarlisonin.
Gjithsesi tani Konte duhet të bindë Evertonin, që më pas të mos hasë probleme në zyrtarizimin e radhës të kësaj merkatoje.
Arena e Lajmit

Loading…