Marrëveshja me Serbinë, Alibeaj: Arritje falë këmbënguljes dhe maturisë që tregoi qeveria e Kosovës, ruan stabilitetin në rajon

800 0 627eae5dbd9a7

Për marrëveshjen e arritur midis Kosovës dhe Serbisë ka reaguar edhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

“Marrëveshja e sotme mes Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e reciprocitetit duhet përshëndetur dhe shpresojmë të ketë rezultate pozitive për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe stabilitetin e rajonit”, shkruan Alibeaj në Facebook.

Në vijim ai thekson rëndësinë që pati qëndrimi matur i qeverisë së Kosovës pas situatës së tensionuar që u krijua në Veri prej zbatimit të reciprocitetit në mbërritjen deri në firmosjen e kësaj marrëveshje.

“Meritë për këtë kanë dhe drejtuesit e shtetit dhe qeverisë së Kosovës që falë këmbënguljes dhe përpjekjeve arritën në këtë marrëveshje të rëndësishme me Serbinë. Ata treguan qetësi e maturi në një kohë tensioni e gjaknxehtësie në Ballkan. Një falënderim të veçantë për BE dhe SHBA që me përpjekjet e tyre afruan Kosovën e Serbinë në këtë marrëveshje të rëndësishme”, shprehet Alibeaj.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×