“Shtatorin do e nisim me “Ramoviç Shporru’”/ Meta paralajmëron zbulimin e aferave të reja të qeverisë: Sulmet më bëhen për llogari të mafies në pushtet

Hjh

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir meta ka paralajmëruar publikimin e aferave të reja të qeverisë së kryeministri Edi Rama duke nisur që nga shtatori, ndërsa theksoi se muaji i ardhshëm do të nisë me parullën “Ramoviç Shporru”.

“Gjithçka është depozituar dhe e kemi online në departamenteve e drejtësisë së SHBA. Çdo gjë tjetër është për të shmangur vëmendjen nga mali i fakteve që Partia e lirisë ka depozituar në SPAK. Them që asgjë nuk e ndal revolucionin Antikorrupsion, jo vetëm afera e inceneratorëve që është e qartë se me vula dhe firmë është Edi Rams, por edhe në aferën e Portit të Durrësit që llogaritet deri në 5 milionë euro dëmi ndaj qytetarëve shqiptarë por edhe afera të tjera. Ajo e djegësave vazhdon përshkallëzohet dhe do t’i marrë me vete të tërë por patjetër ka edhe shumë afera të tjera që janë duke u përgatitur për t’iu ekspozuar opinionit publik dhe shpikësi është gjithmonë Ramoviçi. Ndihem shumë i vlerësuar nga të gjitha sulmet që më bëhen për llogari të mafies në pushtet dhe kjo më motivon më shumë mua dhe Partinë e Lirisë për ta nisur shtatorin jo vetëm me “Rama ik” por “Ramoviç shporru””, tha Meta në intervistë për FaxNews.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×