
Në një intervistë në News24 me gazetaren Ola Bruko, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, komentoi ngjarjen e ndodhur në uzinën e armëve në Gramsh.
Ai tha se problemi kryesor qëndron tek njerëzit, diplomatët që punojnë kundër interesave të vendit.
“Ju vinit baste që do shkarkohesha një herë në 2019-ën, një herë në 2020. Arrihet çdo gjë, se gjithçka është në interes të popullit të Shqipërisë. Ne kemi dalë në krye të një procesi historik. Do të vendoset sovraniteti i popullit të Shqipërisë.”, u shpreh Meta.
Pjesë nga intervista:
Hyrja në ish-uzinën e Gramshit?
Meta: problemi ynë janë njerëzit që punojnë kundër interesave kombëtare të shqipërisë. Diplomatë që paguhet dhe që bëjnë lojëra të dyfishta dhe cënojnë interesat e Shqipërisë. Edhe Zelenksy i kërkoi Ramoviçit tonë të ndalohet hyrja e qytetarëve rusë. S’kam ndërmend të bëhem pjesë e kësaj pasi siguria kombëtare ka problem shumë më të rëndë Siguria kombëtare dhe publike nuk janë prioritet i kësaj qeverie, por shpopullimi i vendit.
Ka cënuar kjo sigurinë kombëtare?
Meta. Unë si president kam bërë një mbledhje për të parandaluar përsëritjen e vjedhjeve që bëheshin në Rinas, dhe në fund kemi lënë detyra se çfarë do të bëhej. Por ju i dini rezultatet pas dy muajsh pati sërish vjedhje në mes të ditës. Kjo ndodh sepse ekzistojnë lidhjet e tyre me qeverinë. Por unë përshëndes çdo masë që merret për të forcuar sigurinë kombëtare.
Ngjarja e Poliçanit?
Meta: A u përvëluar vjet Shqipëria nga zjarret? Çfarë masash u morën? Zero masa. A i lajmërova si president, për tërmetin i çova shkresë sepse lexova paralajmërimet e një shkencëtari. Ca bënë, jo vetëm që nuk i trajnuan qentë që kanë aty, por asnjë mjet nuk kishin dhe shkresën që ua çoja unë ua jepnin portaleve dhe thonin është sekret.