Afrimet e verës, ja si mund të rreshtohet Vllaznia në sfidat e Europës (Formacioni i mundshëm)

Vllaznia ka afruar deri më tani gjashtë lojtarë: Lorik Boshnjaku, Kaina Nunjesh, Dajan Shehi, Kristjan Vulaj, Marko Juriç dhe Herald Marku. Repartet e mbrojtjes, mesfushës dhe sulmit janë forcuar ndjeshëm, duke dubluar thuajse çdo pozicion.

VLLAZNIA 2

Trajneri Josa la të hapur mundësinë e afrimit të ndonjë sulmuesi krahu në ditët në vijim, teksa më i preferuari mbetet Redon Mihana, i cili është nën kontratë me Apoloninë e Fierit. Nga ana tjetër, lojtari nga Tetova, Shefit Shefiti, me të cilin klubi ishte futur në bisedime, mësohet se ka rënë si pistë, pasi 24-vjeçari ka oferta më të mira.

Por si mund të luajnë shkodranët duke filluar nga takimi i parë ndaj Universitatea Kraiovës më 21 korrik? Për momentin Josa ka provuar dy skema: 4- 3-3 dhe 4-2-3-1. Rivaliteti për një vend është shtuar, ndërsa një “xhol” në pjesën ofensive do të jetë Vulaj, i cili mund të bëjë disa role.

FORMACIONI I MUNDSHËM:

89789789

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×