I përfshiu nipin e mitur në lojëra fati, i riu në Cërrik përfundon në pranga pas denoncimit të 72-vjeçarit

Skedina

Një 21 vjeçar në cërrik ka përfunduar në pranga pas denoncimit të 72-vjeçarit B. B. se i riu i kishte përfshirë nipin e mitur në veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit.

Policia shoqëroi 21-vjeçarin K. C. ndërsa vijon puna për verifikimin e plotë të kallëzimit të shtetasit B. B.

Njoftimi i plotë: 

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin K. C., 21 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka kallëzuar shtetasi B. B., 72 vjeç, se shtetasi K. C. i ka mashtruar nipin e mitur për ta përfshirë në veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit.

Vijon puna për verifikimin e plotë të kallëzimit të shtetasit B. B.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×