
Lihet në burg Fatjon Murati, i ndaluar të shtunën në mbrëmje pasi ishte në kërkim për armëmbajtje pa leje.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Gjykata e Tiranës i ka komunikuar sot masën e arrestit Muratit.
Ai rezultonte i shpallur në kërkim policor, ndërsa në makinë lëvizte bashkë me Endrit Doklen dhe Gentian Reçin.
Fatjon Murati po kërkohej nga policia si bashkëpunëtor për posedim armësh me shtetasin Kristjan Gjini. Ky i fundit u arrestua me 12 korrik të këtij viti, pas sekuestrimit të një arsenali armësh në kryeqytet.
Murati ka qenë një nga personazhet që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje për Masakrën e Fushë-Krujës.