“Populli shqiptar po paguan një çmim shumë të rëndë”, Meta paralajmëron: Së shpejti propozojmë ligjin e detyrueshëm për indeksimin e pagave

Meta Ok

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha sot se kjo forcë së shpejti do të propozojë ligjin e detyrueshëm të indeksimit të pagave.

Meta tha se populli shqiptar po paguan një çmim shumë të rëndë për karburantet dhe një çmim shumë të rëndë të situatës monopol në treg.

“Përveç iniciativës që ka ndërmarrë deputeti Vasili lidhur me propozimin konkret për uljen e çmimit të karburanteve që duhet të ishte marrë në konsideratë me kohë, Partia e Lirisë së shpejti do të propozojë dhe ligjin e detyrueshëm për indeksimin e pagave që është një tjetër problem i jashtëzakonshëm dhe shumë iniciativa të tjera që tregojnë qartë vizionin gjithëpërfshirës të kësaj force politike dhe të ndjeshmërisë së saj ndaj shtresave më të gjera të shoqërisë sonë të cilat po vuajnë këtë sjellje kaq arbitrare nga ana e kryeministrit në largim dhe një grushti rreth tij. Populli shqiptar po paguan një çmim shumë të rëndë për karburantet dhe një çmim shumë të rëndë të situatës monopol në treg”, tha Meta.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×