Presidenti slloven thirrje BE: Bindni Serbinë të forcojë politikën e saj pro-europiane! Nëse merr garanci të forta…

Pahor

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor është shprehur se Bashkimi Europian duhet të bëjë gjithçka për të bindur Serbinë që të forcojë politikën e saj të orientimit drejt Europës Perëndimore, duke shtuar se në këtë mënyrë problemet në BiH do të zgjidheshin, po ashtu do të kishte edhe një tjetër qasje për dialogun Beograd-Prishtinë.

Duke vlerësuar se Serbia do të ishte e gatshme të rrezikonte ‘largimin e saj nga Rusia’ nëse merr garanci të forta në BE, Pahor tha Bashkimi Europian duhet punojë më shumë për të bindur Serbinë.

“Politika zyrtare e Serbisë duhet të refuzojë iniciativën e të ashtuquajturës bota serbe, pastaj tendencat separatiste në BiH dhe të përfundojë me sukses dialogun me Prishtinën. BE-ja ka vendimin më të përgjegjshëm”, tha më tej presidenti slloven.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×