VIDEO/ “Silurë” nga distanca, mesfushori në pronësinë e Junajtid shtang portierin me një supergol

Flamengo ka arritur të fitojë mbrëmjen e djeshme, ndeshjen e parë të raundit të 1/8-ve në Kupën Libertadores me rezultatin minimal 0-1 ndaj ekipit kolumbian të Deportes Tolima.

FL 1

Goli deçiziv i takimit u shënua nga mesfushori në pronësinë e Mançester Junajtid, i cili është i huazuar te klubi brazilian i Flamengos, Andreas Pereira në minutën e 17′.

Ishte një supergol i realizuar nga braziliani, i cili me një “silurë” nga distanca dërgoi topin në trekëndësh duke bërë që portieri kundërshtar të mos lëvizte nga vendi.

Një gol që menjëherë u bë viral në rrjet.

26-vjeçari aktivizohet gjithsej në të gjitha kompeticionet deri më tani në 21 ndeshje duke shënuar 3 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 2 asiste për shokët e skuadrës.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×