
Gazetari investigativ, Artan Hoxha është shprehur se deri më tani nuk ka asnjë provë për fatin e Ervis Martinajt.
Në një intervistë për ABC, Hoxha ka theksuar se hetimi nuk mund të lihet në dorën e një prokurori të vetëm të Kurbinit për shkak se çështja është shumë e madhe.
Sipas Hoxhës hetimi duhet të merret nga SPAK, ndërsa shtoi se për zhdukjen e Ervis Martinajt është një grupin i shumë grupeve kriminale në vend. Telenovela sipas Hoxhës po bëhet nga politika dhe nga hetuesit që nuk veprojnë siç duhet për të zbardhur këtë ngjarje.
Për sa u përket kontrolleve në disa banesa në Shijak, sipas Hoxhës, nëse autorët e mundshëm për zhdukjen e Ervis Martinajt mund të ishin në këtë zonë, do të kishin pasur të gjithë kohën e nevojshme për të zhdukur provat.