Aksident në Durrës, përplasen dy automjete, plagosen shoferët dhe pasagjerja

Policia Durres, Gjykate

DURRËS

Tre persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në një aksident në Durrës.

Në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.13 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin M. Q., 25 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin F. S., 29 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja shtetësia V. B., 23 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×