
Qyteti i Klosit është tronditur mesditën e sotme, pasi një 17 vjeçar është vrarë me armë zjarri, ndërsa të tre persona mbetën të plagosur, mes të cilëve edhe babai i viktimës, që ndërroi jetq në spital.
Gazetari Enver Doçi raporton për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur në mes të qytetit, në afërsi të një lokali, ndërsa në momentin e ngjarjes ka pasur shumë kalimtar pranë skenës së krimit.
Policia dhe ambulanca kanë mbërritur me vonesë në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e kësaj tragjedie.