“Mund ta kisha mbyllur karrierën time te Juventusi. Ishim shumë pranë, por në fund sfumoi gjithçka dhe as vetë nuk e kuptoj ende sot e kësaj dite arsyen. Gjithsesi, njësoj kishte sfumuar më parë edhe një tratativë me Interin, por gjithmonë jam ndier komod në klubet ku kam luajtur dhe kam qenë unë ai ndoshta që ka ndryshuar mendjen në fund. Tani që e mendoj, do të më kishte pëlqyer dhe jam bërë pishman që nuk kam pranuar Juventusin apo ndonjë klub tjetër italian. Duhet ta kisha testuar veten time edhe në Serinë A, ndonëse ndonjë gol aty te ju do ta kisha shënuar besoj”.
Është ky reagimi i fundit i një prej bomberave më të mëdhenj të futbollit modern. Didië Drogba, i ftuar në një event në Sorrento të Italisë, ka zbuluar disa nga prapaskenat e së kaluarës, ndërsa lidhur me kujtimet e tij më të bukura ai ka disa në kokë:
“Kujtoj një gol deciziv me Çelsin, që na dha fitoren e ‘FA Cup’. Por i paharrueshëm do të mbetet realizimi në finalen Champions të vitit 2012, të fituar kundër Bajernit në atë natë magjike në Mynih”.
Arena e Lajmit

Loading…