Tabaku ironizon Ramën: Dikur citoi kuranin kundër basteve, sot flet për hapjen e tyre. Ç’ka ndodhur?

Tabaku

TIRANË

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku deklaron se kryeministri Edi Rama ka lajmëruar diskutimin për rihapjen e basteve.

Tabaku ironizon Ramën, teksa shkruan në “Twitter’ se si do ia justifikojë të tijve ndryshimin e mendjes, Po shqiptarëve që në tetor 2018 u tha se gjithë pronarët e basteve qenë kriminelë?

“Njeriu që citonte Kuranin për të këqijat e basteve ka lajmëruar diskutimin për rihapjen e tyre. Jam kurioze te di si do ia justifikoje të tijve ndryshimin e mendjes?! Po shqiptarëve që në tetor 2018 u tha se gjithë pronarët e basteve qenë kriminelë?! Çka ndryshuar nga dje?! 🧐”, shkruan Tabaku.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×