“Drejtësi t’i tregojë vendin, nuk ka”, deputeti i PD nxjerr foton: Për këtë gjënë me dru që e quan instalacion do u marrë shqiptarëve 4.3 mld lekë

Whatsapp Image 2022 08 31 At 1.37.17 Pm

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se do u marrë shqiptarëve 4.3 mld lekë për një instalacion me dru.

Këlliçi ka publikuar një foto nga instalacioni, teksa thotë se vlera e tij është për rreth 44 mijë ndihma ekonomike.

Sipas tij, drejtësi t’i tregojë vendin, nuk ka, duke theksuar se aAskush në SPAK nuk merr guximin ta hetojë.

POSTIMI I PLOTË
Kopshti i Edit
Edi, “pronari” i kryeministrisë, do u marrë shqiptarëve 4,3 miliardë lekë për këtë gjënë me dru që e quan instalacion. Sajon një emër për të përligjur shpërdorimin e parave.

4.3 miliardë lekë janë rreth 44 mijë ndihma ekonomike.
Po ç’i duhen Edit këto? Ai ka kopshtin e tij. Pse, rroga e pensione do i bëjë Edi këto para? Ka një mandat të tretë për të vjedhur. Drejtësi t’i tregojë vendin, nuk ka. Askush në SPAK nuk merr guximin ta hetojë.
Vetëm vota e largon Edin nga xhepat e shqiptarëve.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×