
Zbardhet dëshmia e 16-vjeçares që u bë ‘mollë sherri’ sot për vrasjen e 3-fshitë që ndodhi në Klos. Babai i saj, Fiqiri Mjeshtri pas një sherri për motive të dobëta, ku po sqaronte ngacmimet ndaj saj në instagram, ka vrarë me armë zjarri babë e bir dhe plagosi dy të tjerë, dhe më pas u vetëvra.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se vajza ka deklaruar në polici se shantazhohej në instagram nga dy kushërinjtë Renato Hasula dhe Kenad Shira, djem tezesh dhe se për këtë shkak kishte ditë që nuk shkonte në shkollë pasi ndihej e frikësuar.
Mësohet se kjo gjendje e së bijës është vënë re nga autori, Fiqiri Mjeshtri, i cili e ka pyetur dhe ajo i ka treguar arsyen. Pas kësaj, 39-vjeçari bashkë me dy vëllezërit e tij, ka kërkuar që të sqarohet me dy të miturit të cilët morën edhe prindërit e tyre me vete në lokal Eglantin Hasulën dhe Ilir Shirën, ku ky i fundit mbeti dhe i vrarë. Po ashtu mësohet se në dijeni të konfliktit kanë qenë dhe mësues të gjimnazit në Klos.
Pasi kanë mbaruar shkollën dy kushërinjtë janë pritur nga autori dhe së bashku me prindërit kanë shkuar në lokal që të sqaroheshin, por duket se situata ka agravuar dhe më pas Mjeshtri qëlloi me armë zjarri në drejtim të tyre, duke vrarë babë e bir, Ilir dhe Kenad Shirën dhe plagosi Eglantin dhe Reanto Hasulën.
Arena e Lajmit