FOTO/ Mbeti i vrarë bashkë me djalin gjatë sherrit për një vajzë, kush është një prej viktimave në Klos. Si paraqitet gjendja e 2 të plagosurve

Ilir Shira

Personi që shihni është Ilir Shira, i cili mbeti i vrarë bashkë me djalin e tij, ndonëse nuk kishin lidhje drejtpërdrejtë me konfliktin. Ngjarja ndodhi në Klos.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se Ilir dhe Kenado Shira ishin ulur në lokal bashkë me baxhanakun e tij, Eglantin dhe Renado Hasula, ku këta të fundit po sqaroheshin me autorin e ngjarjes, Fiqiri Mjeshtri pasi ky i fundit pretendonte se 17-vjeçari Kenado Shira dhe kushëriri i tij Renado Hasula i shantazhonin dhe i ngacmonin vajzën.

Ndërkohë, fatkeqësisht nga plumbat mbetën të vrarë Ilir dhe Kenado Shira, babë e bir, ndërkohë që Renado Hasula dhe babai i tij u plagosën. 17-vjeçari është i vetëdijshëm dhe në gjendje shëndetësore relativisht të mirë, kurse babai i tij, Eglantini, 39 vjeç është në gjendje të rëndë shëndetësore, me prognozë të rezervuar në spitalin e Traumës.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×