Fyen Interin gjatë festës së titullit, dënohet Milani dhe 4 futbollistë

Sezonin që përfundoi Milani arriti të shpallej kampion i Italisë në javën e fundit ndaj Sasuolos, ku arritën të triumfonin 0-3 në stadiumin “MAPEI” dhe për të ngritur në qiell trofeun e 19-të të Serisë A në historinë e tyre.

MILAN

Gjatë festimeve të titullit kampion të kuqezinjve u vu re dhe sjellja e pahijshme e futbollistëve ku ditën e sotme janë gjobitur nga Gjykatësi Sportiv për shkak se disa lojtarë kanë fyer skuadrën e Interit.

Ata që e pësuan janë katër lojtarë, Rade Kruniç, Teo Hernandez, Majk Menjo edhe Sandro Tonali.

Boshnjaku Kruniç u gjobit me shifrën 5000 euro, ndërkohë tre të tjerët, Teo Hernandez, Menjo dhe Tonali me shifrën 4000 euro.

Edhe Milani nuk i ka shpëtuar dënimit nga Gjykatësi Sportiv, ku klubi kuqezi u gjobit me 12.000 euro.

Vlen të theksohet se “Djalli” u shpall kampion i Italisë pas 11 vitesh mungesë, në sezonin 2010/2011 me Masimiliano Alegrin në pankinën kuqezi.

– Arena e Lajmit


Loading…

Fyen Interin gjatë festës së titullit, dënohet Milani dhe 4 futbollistë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook