“Ky klub është maksimumi për mua”, portieri i ri i Interit thotë fjalët e para si zikaltër: Për transferimin më bindi… Eto

Interi ka zyrtarizuar në ditën e sotme afrimin në skuadër të portierit Andrei Onana.

onana inter

Kamerunezi ka thënë fjalët e para si zikaltër në një prononcim për kanalin zyrtar të klubit ku nuk e fsheh emocionin për këtë aventurë të re.

“Jam shumë i lumtur që bëj pjesë në këtë klub të madh, është si një familje e madhe. Këtu për mua është maksimumi, shpresoj të arrij rezultate të rëndësishme.

Eto më ka folur për Interin, kam një raport fantastik me të. Ai më ka thënë gjithmonë që Interi është zgjedhja perfektë për mua.

Që kur mora ofertën nuk kisha dyshime, jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Është një sfidë e madhe mezi pres të zbres në fushë.”, u shpreh Onana.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×