Plagosi me armë në këmbë 19-vjeçarin pas sherrit në lokal, shpallet në kërkim autori

Policia Vlore

Plagosi me armë zjarri në këmbë, 19-vjeçarin, gjatë një konflikti të çastit, shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes. I plagosur mbeti Sebastian Jalla.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet D. T., 20 vjeç, banues në fshatin Llakatund, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”.

NJOFTIMI I POLICISE

Vihet në pranga dhe një 30-vjeçar, i pranishëm në konflikt, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe nuk kallëzoi për plagosjen.

Procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër, së bashkë me të dëmtuarin 19-vjeçar, pasi nuk kallëzuan krimin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim dhe me strukturat e tjera të DVP Vlorë, pas veprimeve të para hetimore, në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Llakatund, ku mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi S. I., falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit:

– D. T., 20 vjeç, banues në fshatin Llakatund, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”.

Shtetasi D. T. dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me armë zjarri, shtetasin S. J., 19 vjeç, banues në Fier, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjatë këtij konflikti, së bashku me 19-vjeçarin, kanë qenë të pranishëm dhe 2 shtetas të tjerë, K. M. dhe P. K.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. M., 30 vjeç, banues në fshatin Llaktund, Vlorë, pasi ka thyer masen e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, si dhe nuk ka kallëzuar krimin. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit P. K., 40 vjeç dhe S. J., 19 vjeç (i dëmtuari), pasi nuk kanë treguar për rrethanat e ngjarjes. Vijon puna për kapjen dhe venien përapara përgjegjësisë ligjore të autorit të dyshuar. Materialet iu referuan Prokuorisë, për veprime të metëjshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×