VIDEO/ “Është koha që llogaridhënien për vrasjet ta kërkojmë te ai që komunikon me bandat“, Meta akuza Ramës: Përgjegjësi i dështimit të rendit publik

Meta Ilir

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përsëritur sërish mesazhin e tij drejtuar qytetarëve, ku sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama.

Përmes një postimi në Twitter, Meta thekson se është koha e llogaridhënies të atij personi që ulet përballë dhe bashkëpunon me krimin, për dështimin e rendit publik dhe vrasjeve që ndodhin kudo.

Sipas Metës, Rama është përgjegjësi i drejtpërdrejtë i dështimit të rendit publik.

“Ndaj është koha që e gjithë llogaridhënia për situatën kriminale në vend, për dështimin e rendit publik, për vrasjet që ndodhin çdo ditë në mes të qytete dhe autostradave, ta kërkojmë te njeri që komunikon drejtpërdrjetë me krimin, që ulet me të dhe e motivon”, thuhet në mesazhin e Metës.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×