Vrasja e dyfishtë në Klos/ “Konfliktet në Shqipëri përfundojnë me armë”, eksperti i sigurisë: Motivet e krimit tregojnë se sa e rënduar është situata në vend

Capture

Në emisionin “Në Shënjestër” në News24 me gazetaren Klodiana Lala po diskutohet në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Klos ditën e sotme, ku humbën jetën dy persona dhe mbetën të plagosur dy të tjerë. Në fund autori i ngjarjes vrau edhe veten.

Fatjon Softa, ekspert sigurie u shpreh se motivi i kryerjes së krimit, tregon se në çfarë gjendje është situata në vend.

“Fatkeqësisht konfliktet në Shqipëri përfundojnë me armë. Arma të merr jetën e kthehet në gjakmarrje. Ai që vret thonë pendohet siç është rasti konkret që autori vrau veten. Të vijë vrasja për arsye të tilla tregon situatën e rënduar në Shqipëri dhe në zona të abandonuara e të varfra”, tha ai.

Ndërsa gazetari Xhevahir Zhabina se organet ligjzbatuese nuk kishin asnjë mundësi reale për të parandaluar ngjarjen.

“Thelbi e motivet e ngjarjes së rëndë janë sqaruar. vrasje e vështirë të parandalohet sepse konflikti ka qenë i atypëratyshëm dhe organet ligjzbatuese e kanë të pamundur parandalimin”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×