
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se edhe kur nuk takohet me kryetarin e PD-së, Sali Berisha, janë në kontakt online me njeri tjetrin.
I pyetur për takimin e dy ditëve më parë, siç e raportoi edhe News 24, Meta tha se “Me Berishën kemi një kimi të mrekullueshme. Takohemi apo nuk takohemi, jemi online”.
Gazetari i News 24, Osman Stafa raportoi sot se Berisha dhe Meta u takuan dy ditë më parë për të diskutuar aksionin opozitar.